Abstract. Përhapja e teknologjive digjitale ka ndikuar në jetën tonë. Në këtë kontekst, të mësuarit tradicional po përcillet përmes burimeve digjitale në mësimin elektronik ose e quajtur ndryshe e-learning. Fleksibiliteti për të mësuar në çdo kohë apo vend ofron një mënyrë efektive për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë për çdo përdorues të interesuar. Kjo mund të jetë efektive edhe në industrinë e këpucëve. Projekti DIGI4WEARABLES synon të zhvillojë dhe pilotojë një metodologji inovative trajnimi duke përdorur praktika dhe mjete të reja gjithëpërfshirëse për të përmirësuar njohuritë e punonjësve në kompanitë e këpucëve mbi prodhimin digjital në Shqipëri dhe vendet partnere.
Fjalë kyçe: produktet e veshjes së këmbës, grupet e interest, kompanitë, teknologjitë digjitale.