Aktivitetet e Promovimit – Projekti Digi4Wearables
Nga 9 deri më 10 Tetor 2024 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Shqipëri, u organizua FUTURE2TECH – Panairi i Tregtisë për Inovacion, Teknologji, Arsim dhe Financim.
Në këtë panair morën pjesë dhe ekspozuan kompani që janë udhëheqëse në fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon, ndërsa panairin e vizituan mijëra vizitorë. Në kuadër të ekspozitës u zhvilluan disa ngjarje profesionale, konferenca dhe seanca kryesore.
Në kuadër të Projektit Digi4Wearables, Universiteti Politeknik i Tiranës së bashku me ATOM Computers, ProExport Albania dhe kompaninë Fital Footwear në Shqipëri morën pjesë në Panairin e Tregtisë për të prezantuar, si pjesë e aktiviteteve të promovimit, rezultatet e para të Projektit Digi4Wearables. Ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u takuar dhe diskutuar më tej për rezultatet e projektit dhe sesi ato do të jenë të dobishme për t’u përfshirë nga kompanitë e këpucëve që operojnë në Shqipëri.