Digi4Wearables Projekti i BE-së lançon 4 kurse të reja për të fuqizuar industrinë e këpucëve në Shqipëri
Nisma Digi4Wearables, një projekt i dedikuar për avancimin e aftësive të prodhimit dixhital për industrinë e këpucëve, ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e katër kurseve gjithëpërfshirëse që tani janë të disponueshme në faqen e saj të internetit. https://digi4wearables.eu/ Këto kurse janë hartuar për të rritur ekspertizën e punonjësve në sektorin e këpucëve në Shqipëri duke përdorur mjete dixhitale inovative dhe metoda trajnimi gjithëpërfshirëse.
Të zhvilluara si pjesë e projektit Digi4Wearables, kursettrajtojnë tema thelbësore në prodhimin e këpucëve dhe janë të ndara në module, duke ofruar fleksibilitet për pjesëmarrësit. Secili kurs është i strukturuar në gjashtë seksione: Makrostruktura, Kurrikula, Shënimet e Kursit, Prezentimet dhe Testet me Pyetësor. Ky format siguron një përvojë të plotë mësimore për pjesëmarrësit, duke iu përshtatur roleve dhe niveleve të ndryshme të ekspertizës.
Kurset e sapolançuar përfshijnë:
Këto kurse synojnë një audiencë të gjerë, duke përfshirë dizajnerët, zhvilluesit e produkteve, menaxherët, teknikët, trajnerët, studentët, ofruesit e teknologjisë dhe palët e tjera të interesuara që janë të përfshirë në industrinë e këpucëve. Duke përmirësuar kompetencat dixhitale, Digi4Wearables ka si qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve në një industri që po evoluon shpejt, duke hapur rrugën për një prodhim këpucësh inovativ dhe me cilësi të lartë.
Për më shumë informacion rreth projektit Digi4Wearables dhe për të aksesuar kurset, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit. https://digi4wearables.eu/
Rreth Digi4Wearables – Mjete Dixhitale për Produkte të Veshshme për Industrinë e Këpucëve, numri i projektit 101092436 – është një projekt për Ndërtoimin e Kapaciteteve në kuadër të Arsimit dhe Trajnimit Profesional, një nismë e fokusuara në zhvillimin e programeve trajnimi në prodhimin dixhital për industrinë e këpucëve. Projekti ka si qëllim të nxisë aftësitë dixhitale ndër punonjësit e industrisë së këpucëve në Shqipëri, duke promovuar përfshirjen dhe inovacionin përmes arsimit të aksesueshëm dhe të orientuar.
Financuar nga Bashkimi Europian. Megjithatë, mendimet dhe opinione e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian ose EACEA. As Bashkimi Europian dhe as autoriteti që ka dhënë fondet nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.
© 2025 Nga INSTANT.AL– Të gjitha të drejtat e rezervuara.