2 – 16 Tetor
Ditët Erasmus+
Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
16 Tetor 2024
Në kuadër të Ditëve Erasmus+, më 16 Tetor 2024, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvillua një aktivitet me qëllim informimin e studentëve dhe pedagogëve mbi mundësitë e shumta që ofron ky program. Për më tepër, ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të ndarë përvojat e studentëve, si dhe mundësitë dhe aftësitë e reja të fituara nga universitetet e ndryshme ku ata kanë ndjekur periudhën e tyre të studimit.
Si pjesë e këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit Digi4Wearable. U bë një hyrje mbi qëllimin, objektivat dhe programet trajnuese të projektit. Çdo kurs i zhvilluar në kuadër të projektit, që trajton tema të ndryshme mbi prodhimin e këpucëve, është i disponueshëm për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Platforma elektronike e të mësuarit, e zhvilluar në kuadër të projektit Digi4Wearables, u prezantua për studentët. Ata u ftuan të krijojnë një llogari dhe të njihen me përmbajtjen e saj, ku përfshihet e gjithë informacioni në lidhje me Makrostrukturën, Kurrikulën, Shënimet e Kurseve dhe Prezantimet. Në përfundim të çdo kursi, studentët duhet të plotësojnë testet me pyetësorë për të vlerësuar njohuritë e fituara nga secili kurs.