“Punëtori mbi teknologjitë shtesë dhe të avancuara të prodhimit dhe dixhitalizimin e prodhimit në zonën IPA”
Më 26 NëntorthMë 26 Nëntor, në kuadër të AMTECH, i cili është një projekt bashkëpunimi ndërkufitar, financuar nga thirrja e parë CAPITALISATION SMALL-SCALE e Programit INTERREG IPA SOUTH ADRIATIC 2021-2027, u organizua “Punëtoria mbi teknologjitë shtesë dhe të avancuara të prodhimit dhe dixhitalizimin e prodhimit në zonën IPA”. Kjo iniciativë synon forcimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) në zhvillimin e produkteve më të qëndrueshme dhe të përshtatshme, duke prezantuar teknologjitë inovative të Prodhimit Shtesë, edhe në sektorët tradicionalë. Programi AMTECH fokusohet në integrimin e këtyre teknologjive të avancuara në peizazhin industrial të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, duke ofruar mbështetje teknike, trajnim dhe akses në burime të avancuara për bizneset lokale.
Departamenti i Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shqipëri, mori pjesë me një prezantim me temën “Forcimi i konkurrueshmërisë së vendeve të Evropës Juglindore në Prodhimin Shtesë, sfidat kryesore dhe mundësitë”.
Gjatë këtij eventi Prof. Dr. Ermira Shehi Prezentoi një përmbledhje të projektit Digi4Wearables, duke përfshirë praktikat dhe mjetet digjitale për përmirësimin e njohurive të punonjësve në kompanitë e këpucëve në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilat u përshtatën në mënyrë të përkryer me temën kryesore të këtij eventi.
Pjesë e kësaj aktiviteti ishin përfaqësues nga sektori industrial, përfshirë kompani të veshjeve dhe këpucëve, Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, startup-e të njohura që operojnë në Shqipëri, si dhe partnerë projekti nga Mali i Zi dhe Italia.
© 2025 Nga INSTANT.AL– Të gjitha të drejtat e rezervuara.